Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në urimin e saj për festën e Sulltan Novruzit nuk ka lënë pas  edhe mesazhin për politikën.

 

Në urimin e saj kryetarja e LSI-së është shprehur se  22 marsi është dita e Sulltan Novruzit, por është në fakt edhe dita e demokracisë njerëzore sepse Abaz Aliu luftoi për demokraci njerëzore, ashtu edhe sikurse në 22 mars u vendos shumë kohë më përpara pluralizmi politik dhe demokracia në Shqipëri.

 

“Kështu që në këtë ditë kaq të bukur pranvere, ku çelin lulet pafundësisht, mund ta prishësh edhe ta shkelësh një lule, por nuk mund ta kthesh mbrapsht pranverën, kështu që në këtë ditë kaq të mrekullueshme, në këtë ditë të ringjalljes të shumë vlerave unë ju uroj të gjithë shqiptarëve Gëzuar ditën e Sulltan Novruzit, bektashinjve shumë më shumë nga të gjithë sepse ata janë ata që e festojnë dhe që e gëzojnë, por edhe të gjithë shqiptarët sepse bashkëjetesa fetare është ajo, e cila i ka bërë shqiptarët popullin më të veçantë. Siç është kjo bashkëjetesë fetare, të jetë dhe bashkëjetesa e shumë vlerave të tjera, të cilat kanë nevojë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *