E mërkurë, 23 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kryemadhi: Shqiptarët po përballen me panik dhe presion psikologjik

Duke filluar nga data 24 dhjetor, lëvizjet do të kufizohen nga ora 20:30 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit. Komiteti i Ekspertëve vendosi që kjo fashë orare do të vazhdojë deri më 4 janar.

E ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u shpreh se shqiptarët po përballen me panik dhe presion psikologjik.

“Unë nuk dua të bëhem eksperte shëndetësore, por dua të them që keqmenaxhimi i kësaj situate nga qeveria do të sjellin vendime absurede, të cilat unë mendoj që këto kufizme nuk e shërojnë shqiptarët nga Covid dhe nuk shtojnë mundësitë financiare që të kenë mundësi për të paguar. Unë dua të theksoj që më vjen keq që shqiptarët çdo dite e më shumë po përballen me një depresion psikologjik. Njerëzit nuk kanë asnjë lloj orientim të qartë. Një nga problemet që ka qeverisja sot është se nuk mendon si ta zgjidhë problemin dhe si t’i ndihmojë qytetarët shqiptarë, por si t’i tmerrojë qytetarët, që ta kenë më të lehtë për t’i kontrolluar.”

Më shumë video

Reklamë