Pas Bashës edhe drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për ndryshim.

 

Në një postim në “Facebook”, teksa ka ndarë një video nga protesta e të hënës, Kryemadhi shprehet se shqiptarët meritojnë një qeveri që mban përgjegjësi popullit e për një sistem demokratik funksional që vjen nga zgjedhjet e lira e të ndershme.

 

Drejtuesja e LSI më tej nuk I kursen as akuzat në drejtim të qeverisë, ndërsa shprehet e bindur se opozita do e çojë betejnë e saj deri në fund.

 

“Falenderoj të gjithë qytetarët që janë bërë pjesë e këtij ndryshimi! Shqiptarët meritojnë një qeveri që mban përgjegjësi para popullit, një sistem demokratik funksional që vjen nga zgjedhjet e lira e të ndershme, një Shqipëri ku të gjithë janë të barabartë para drejtësisë, me mundësi të barabarta për punësim, mirëqenie, shëndetësi, arsim dhe ku dinjiteti njerëzor nuk nëpërkëmbet. Ky është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta dhe sistem që nuk çimenton kontrollin e individit mbi shtetin por garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin. Pazaret në kurriz të shqiptarëve për karriket e politikës kanë marrë fund. Ne jemi së bashku në këtë betejë si qytetarë të barabartë që duan më shumë Shqipërinë se sa partinë. Rruga jonë është e mbushur me sfida dhe ne jemi të gatshëm t’i përballojmë. Sepse për ne Shqipëria është e para, shqiptarët janë të parët. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *