Pas inspektimit të kryeministrit Edi Rama në kantierin e konviteve të Inxhinierisë së Ndërtimit, ka ardhur dhe reagimi i kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.

 

Në një transmetim live, në profilin e saj në “Facebook”, Kryemadhi nga jashtë ambienteve të konvikteve akuzoi kryeministrin Edi Rama se po vazhdon me mashtrimet e tij.

 

Kryemadhi tha se projekti I konvikteve nuk është i qeverisë shqiptare por i asaj gjermane.

 

“Jam e detyruar të bëjë këtë transmetim live, nga sapo pamë transmetimin live të kryeministrit tonë mashtrues, i cili përveçëse vazhdon dhe mashtron duhet demaskuar në çdo sekondë. E para njëherë ai sot shpërndan një video ku thotë që investimi është projekti i qeverisë shqiptare, gënjen. Ja ku është tabela, që nuk është projekti i qeverisë shqiptare, por është projekti i qeverisë gjermane. Mbasi falsifikoi firmën e Sekretarit të Shtetit në Amerikë tashmë po vjedh edhe projektet e qeverisë gjermane.”

 

Kreymadhi e akuzoi kryeministrin se po bën shoë mediatik me një projekt që duket të ka nisur që më 2011 por që nuk ka përfunduar akoma.

 

“Ky është projekt i vitit 2011 dhe duhet të kishte mbaruar në 20 dhjetor të 2018 dhe akoma nuk ka mbaruar. Por nuk mjafton kjo, por vjen edhe bën shoë mediatik për të treguar që po mbaron sa më shpejt. Po të kishte fytyrë dhe mundësi që ky njeri të vinte, le të vinte dhe të ballafaqohej me studentët kur ishte për tu ballafaquar, kur ishin studentët, jo që sot që studentët janë kthyer te familjarët e tyre. Ai duhet të kujtojë dhe të shkojë në atë godinë ku vajzës i ra tavani mbi tokë, duhet të shkojë në ato godina ku për 400 vajza ka 4 banjo, që është akoma më e tmerrshme.”

 

Kryetarja e LSI, më tej I bëri thirrje kryeministrit Rama që të heq dorë nga mashtrimet dhe të tërheq projektvendimin për uljen e tatimeve për oligarkët.

 

“Ai duhet të heqi dorë nga mashtrimet, të mos ti gënjejë shqiptarët, por të tërheqi projektvendimin për uljen e tatimeve për oligarkët, dhe 1/3 e atyre parave që ja u ka falur oligarkëve ditën e enjte me një seance plenare të falsifikuar tja u japi studentëve, jo vetëm për përgjysmimin e tarifave, por edhe për të krijuar kushtet normale dhe njerëzore për studentët. Të lutem shumë Edi Rama mos vazhdo të gënjesh më, mos vazhdo të mashtrosh. Nuk do të ndahem më, këmba këmbës mbas çdo mashtrimi tënd, për të demaskuar dhe për të denoncuar para shqiptarëve. Për ta denoncuar përpara shqiptarëve. Iku koha kur mund të falsifikoje, ku mund të mashtroje. Falsifikove firmën sekretarit të shtetit,  nuk ke për të falsifikuar më asgjë  për vjedhjet që bën në Shqipëri”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *