E shtunë, 19 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryemadhi: Rama e di mirë që ka ikur, jo dhunë në protestë

Teksa bëhej gati të marshonte nga selia e LSi drejt bulevardit para kryemiistrisë për tiu bashkuar protestes , Monika Kryemadhi u shpreh e bindur se Edi Rama ka ikur.

Ajo shtoi se qëndresa e qytetareve shqiptare ka qënë goditja më e madhe ndaj Edi Ramës.

Drejtuesja e LSI I kërkoi mbështetesve të opozitës të jenë paqësore pasi dhuna sipas saj, vetëm I shton jetën Edi Ramës.

“Dua të them Edi Ramës që të mos vazhdojë të provokojë qytetarët me deklaratat e tij qaramane, t’i lërë të protestojnë në mënyrë qytetare dhe të largojë provokatorët. Iu bëj thirrje shqiptarëve të distancohen nga çdo akt dhune sepse viktima nuk është Rama por shqiptarët, ata që kanë ikur. Çdo dhunë që bëjmë i japim pikë Edi Ramës. Ai ka ikur, e mori përgjigjen e tij. Ai e di shumë mirë që ka ikur. Ai e di shumë mirë se dhuna i shton jetën atij. Qëndresa e qytetarëve shqiptarë është goditja më e madhe për Edi Ramën. Sot kjo protestë madhështore, entuziaste është çlirim shpirtëror.”

Vazhdo të lexosh