Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka komentuar kërkesën e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi për dialog mes opozitës dhe mazhorancës, ku theksoi se prania e opozitës në Kuvend është pikërisht për të dialoguar.

 

Kryemadhi kryetarja e LSI-së vijoi duke u shprehur se në vend të premtimeve boshe dhe skandaleve të qeverisë, shqiptarët presin 300 mijë vende pune të reja.

 

 “Që të hapen negociatat zoti Kryetar i Parlamentit në radhë të parë duhet dialogu politik dhe nuk ka sesi të ketë dialog politik, kur ju nuk i jepni të drejtën opozitës për të folur. Që të hapen negociatat duhet që të zgjidhet Prokurore e Përgjithshme apo Prokuror i Përgjithshëm me 84 vota dhe nuk ka se si të zgjidhet, kur ju nuk keni një dialog politik. Duhet miratuar një reformë zgjedhore, e cila mban peng zgjedhje të lira e të ndershme për shqiptarët, por nuk ka se si të zgjidhet kur mbahet peng kjo reformë zgjedhore, sepse është e vetmja mënyrë për të vjedhur dhe për të blerë votat e shqiptarëve.  Mbahen peng negociatat sepse nuk do Kryeministri i Rilindjes, sepse nuk do. Mban peng një shtet dhe një popull të tërë sepse ashtu u leverdis atij. Por në fakt të gjitha këto që ne themi këtu kanë të bëjnë me axhendën e Integrimit Europian të  Shqipërisë dhe të klasës sonë politike, por shqiptarët presin 300 000 vendet e punës, të cilat u janë premtuar dhe sot s’kanë asgjë.”

 

Sipas Kryemadhit qëveria është inegzistente, nuk përfaqëson asgjë. Gjithashtu në fjalën e saj ajo ka komentuar edhe protestën e studentëve duke e cilësuar një mësim shumë të mirë për politikën.

 

“Protesta e studentëve na dha një mësim shumë të mirë, por përkundrazi ajo që është më e shëmtuara është se si shikon pedagogë, të cilët shpërblehen me vendin e tyre si anëtarë të Bordit të Bankës së Shqipërisë, që edhe këtë duhet ta rishikojmë, sepse keni firmosur për tre anëtarë të bordit të Bankës, ku nga 28 firma, i bien 84 firma dhe ju nuk keni më shumë 78 mandate, kështu që i keni të pavlefshëm. Jam e bindur që Ulsiu thotë që nuk është e vërtetë, por kjo është e vërtetë. Të paktën thojini atij dekanit të Juridikut, të mos kërcënojë studentët, se boll ka shërbyer. Thojini dhe Eda Luçit, bashkëshortes së Sokol Krajës, ish-drejtorit të Doganave të Partisë Socialiste, të mos kërcënojë studentët te Ekonomiku. E shumë të tjerë që marrin përsipër t’i dalin për zot këtij dhunimi të studentëve. Pas atyre studentëve nuk janë partitë politike, mos kini frikë se do t’i shikoni dhe partitë politike, por plotësoni 8 kërkesat e studentëve, sepse janë shumë të thjeshta.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *