Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi këte të enjte është takuar në selinë e e LSI-së me strukturat drejtuese partisë së saj Tiranë.

 

Në këtë takim Kryemadhi ka folur për protestën e 16 Marsit, për të cilën tha se shqiptarët do të dalin në këtë protestë për hallet dhe shqetësimet e tyre dhe kundër një qeverie që i grabit qytetarët e saj.

 

 “Protesta e ditës së shtunë do të jetë protestë ku do të dalin të gjithë qytetarët pa dallim bindjesh. Përse do të dalin? Do të dalin sepse si të jetosh në shtëpi, si të mos jetosh në shtëpi, si ta kesh shtëpinë e palegalizuar dhe ty qeveria e Edi Ramës sot do të vijë ta prishë dhe do të paguash dhe 5 milion lekë për shtëpinë e palegalizuar, ndërkohë ti paguan 8 mijë lekë në muaj vetëm taksë uji, pa e hapur asnjëherë çezmën e ujit. Kjo është qeveria që grabit qytetarët e saj. Kjo është qeveria që grabit njerëzit e saj. Kjo është qeveria që grabit votuesit e saj. Por normal që i grabit, sepse ju thotë: mbylleni gojën se ja u kam blerë votën, mbylleni gojën sepse kam në dorë fatin tuaj, mbylleni gojën se të kam peng, mbylleni gojën se do tju çoj në prokurori, mbylleni gojën se do të heq nga puna, mbylleni gojën se do të kërcënoj me armën e krimit. E pra, njerëzit u lodhën, u mërzitën dhe u neveritën nga kjo qeveri kërcënuese dhe shantazhuese. Sot më shumë se kurrë shqiptarët do të dalin në shesh, jo për të kërcënuar, as për të shantazhuar, por për të thënë që jemi të lirë dhe fatet tona nuk i ka në dorë as Edi Rama dhe as banditët e Edi Ramës”.

 

Ndër të tjera kryetarja e LSI-së tha se protesta e 16 Marsit do të jetë një nga protestat më të mëdha që nga koha e rënies së bustit të diktatorit.

 

“ Prandaj ju lutem me dorë në zemër, secili nga ju të mendoj njëlloj si për fëmijët e tij, secili nga ju të mendoj njëlloj si për prindërit e tij, secili nga ju të mendoj si për veten e tij, sepse është shumë e rëndësishme që data 16 Mars, nuk ka rëndësi se çfarë do të bëjmë ne atje, por ka rëndësi për të treguar që e gjithë Shqipëria është aty. Le t’i bllokojë rrugët, le ti sekuestrojë autobuzët, le të mos ta nisi edhe trenin, le të mbylli taksitë dhe çdo gjë tjetër, por zemrën e shqiptarëve ai njeri nuk e ndalon dot. Dhe këmbët e shqiptarëve nuk ka për ti ndaluar dot. Sepse do të ecin me kilometra të tëra për të ardhur dhe për ta rrëzuar qeverinë e krimit, jo individin, jo njeriun, por do të rrëzojmë institucionin e krimit që instaloi me paratë e drogës dhe me veglat dhe duart e kriminelëve. Prandaj 16 Marsi është shumë i rëndësishëm, është shumë i rëndësishëm për të qenë atje, prandaj çdo qytetar do dali për shtëpinë e tij. Sepse Shqipëria është shtëpia jonë, Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve, është shtëpia e fëmijëve të shqiptarëve. Mos ndaloni në asnjë moment, kudo që ti keni njerëzit. Ftojini qytetarët që të jenë në protestë, sepse do të jetë një protestë shumë e bukur dhe do të jetë një protest model dhe simbol i të gjithë periudhës së tranzicionit të Shqipërisë. Do të jetë një nga protestat më të bukura, por do të jetë edhe një nga protestat më të forta që ka parë Shqipëria e tranzicionit mbas rrëzimit të bustit”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *