Monika Kryemadhi ishte sot në Cërrik, ku zhvilloi një bisedë me të rinjtë atje.

 

Gjatë fjalës së saj, kryetarja e LSI vuri në pah mungesat dhe vështirësit me të cilat përballe sot rinia dhe për këtë bën fajtore qeverinë.

 

Sipas saj, e vetmja forcë politike që ka krijuar hapësira dhe iu ka dhënë shanse të rinjve është LSI. Një nga arsyet që të rinjtë po largohen, tha Kryemadhi, është mungesa e mundësive për t’u punësuar.

 

“Një nga arsyet e tjera është pagat për punët që bëjnë nuk janë ato që shpresojnë dhe duhet të marrin.  Një nga problemet e tjera kryesore është edhe faktori që i nxit dhe keqqeverisja për të mos krijuar hapësira për të rinjtë. Ne ndjejmë këtë dhe një angazhimet tona kryesore jo vetëm që të rinjtë t’i kthejmë vendimmarrës në politikë por dhe politikbërës. LSI është e vetmja parti politike që ka krijuar hapësira për të rinjtë, e vetmja parti politike që iu ka dhënë shanse të rinjve, duke filluar me Erisa Xhixhon që ka qenë kryetarja e parë e LRI, Endrit Braimllari, Klajda Gjosha, Floida sot që janë pjesë përbërëse e strukturës dhe vendimmarrjes së LSI por ne nuk duam të ngelemi këtu.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *