Opozita po pret një përgjigje nga mazhoranca për listat e hapura të kandidatëve në zgjedhje. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha gjatë një interviste për “Vizion Plus” se listat duhet të hapen 100%.

 

“Propozimi i opozitës është për lista të hapura 100% dhe për funksionimin e rregullave të lojës në një vend demokratik. Ne po presim që PS-ja ti përgjigjet një kërkese apo për të vazhduar axhendën e Këshillit Politik, për të ecur përpara me atë premtim që iu është dhënë qytetarëve përsa i përket listave të hapura. Ndërkohë që ne kemi një Kod Zgjedhor që është i miratuar dhe që i është dhënë një dakordësi edhe nga fronti opozitar, pra marrëveshja e 5 qershor ose dakordësimi i 5 qershorit, në të cilin ne përmbushëm një nga kushtet e hapjes së negociatave që ishte miratimi i Kodit Zgjedhor me të gjithë palët e përfshira përsa i përket rekomandimeve të OSBE/ODHIR.”

 

Për Kryemadhin, Edi Rama deklaron “lart e poshtë” se do të hapë listat për protagonizëm politik. Ajo e akuzoi kreun e qeverisë se hapja e listave nuk janë në interesin e tij.

 

“Tashmë që kishim një lloj scoopi politik që kishte të bënte me një lloj përgatitje të opinionit publik dhe një lloj protagonizmi të ekzagjeruar të z. Rama për të treguar se sa i gatshëm ishte për hapjen e listave, kur i vetmi njeri që nuk i intereson hapja e listave është ai. Kemi një propozim të z. Rama ku thotë se 1/3 e listave është e mbyllur, pra do të thotë që praktikisht listat janë të mbyllura dhe jo të hapura, sepse unë nuk kam parë ndonjë parti politike që të ketë fituar fundi i listës. Megjithatë kjo është për tju lënë kohës. Nuk besoj se ka ndonjë impakt shumë të madh. Hapja e listave do të krijonte një lloj demokracie të brendshme, gjithsesi ne si LSI e kemi më të menaxhueshme, sepse do të jetë vetë anëtarësia e partisë ajo që do të vendosë, edhe nëse nuk do të hapen listat, renditjen e kandidatëve.”

 

Gjatë intervistës së dhënë për gazetaren Olta Blaceri, Monika Kryemadhi u shpreh edhe se synimi i opozitës është që në zgjedhjet e 25 prillit 2021 të marrë 104 deputetë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *