Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është takuar këtë të martë me zëvendës-ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mathew Palmer.

 

Në këtë takim Kryemadhi thekson se është diskuruar në lidhje me situatën politike në të cilën ndodhet vendi, ku sipas saj secili ka shprehur opsionet  e veta për këtë.

 

“Diskutuam për situatën dhe sigurisht që unë nuk jam e autorizuar që të flas për takimin. Z. Palmer shprehu opsionet e veta nga këndvështrimet e tij. Ne shprehëm opsionet tona nga këndvështrimet tona. Sigurisht që përputhen për sa i përket raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër korrupsionit, për kapjen e shtetit, për të gjithë problemet e tjera, por është shumë e rëndësishme vazhdimi i mëtejshëm për zgjidhjen përfundimtare dhe për ti dhënë fund tranzicionit shqiptar. Shqipëria e ka vendin në BE. Z. Palmer nuk kishte ardhur për ti dhënë zgjidhje për sa i përket konfliktit. Mos harroni që hallet tona do ti zgjidhim ne shqiptarët vetëm me njëri-tjetrin. Sigurisht që mendoj që viktimat e gjithë kësaj historie, janë shqiptarët nuk është Kryeministri.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *