Subscribe

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi këtë të diel ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Leshë.

 

Kryemadhi nga Lezha ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen kundër qeverisë së kapur nga bandat dhe krimi dhe për të ndërtuar shtet të fortë me të drejta të barabarta për të gjithë.

 

Gjithashtu në fjalën e saj kryetarja e LSI-së ka thënë se opozita i dogji mandatet, pasi nuk mund të bëhej fasadë në një Kuvend që nuk është më i popullit,.

 

“Nga dosjet 339 dhe 184 e ka kapur ankthi Ramën. Çfarë janë këto dosje? Ajo që zbulohet aty është më e rëndë se shit-blejra e votës, është bërë përdorimi i bandave kriminale për ta blerë votën përmes kërcënimeve. Dosjet tregojnë hapur se si bandat kanë përfshirë segmentet më të lara të PS dhe qeverisë së Ramës në shit-blerjen e votës. Vendimi për të djegur mandatet ishte i vështirë, por çfarë do bëheshim ne, fasadë e shëmtuar e qeverisjes së Ramës? është tradhti , kombëtare t’i shërbesh Ramës, ne thjesht bënim sikur po bënim opozitë. Prandaj djegia e mandateve erdhi për të ndërgjegjësuar çdo qytetar, çdo socialist, çdo punonjës të administratës që shteti sot është i kapur, i kapur Parlamenti, drejtësia dhe siguria. Kemi vetëm një rrugë, përballje me këtë grup kriminal që ka kapur shtetin. Ne nuk tërhiqemi asnjë hap pas. Ne do vazhdojmë të luftojmë nuk kemi asgjë personale me Ramën por me dështimet e tij.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *