E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryemadhi: Njerëzit kanë nevojë për vëmendjen e shtetit, jo për fasadë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u takua këtë të mërkurë me banorët e Farkës në Tiranë.

 

Kryemadhi tha se qytetarët kanë nevojë për vëmendjen e shtetit dhe për t’ju zgjidhur hallet.

 

“Sot njerëzit kanë nevojë për vëmendjen e shtetit. Njerëzit sot nuk kanë nevojë për fasadë. Njerëzit kanë nevojë për bukën e përditshme në familjet e tyre, gjë që është e domosdoshme për të gjithë. Këtu je shumë afër Tiranës, vetëm 5 km, por trafiku ta bën të pamundur e duket sikur je shumë larg. Për hir të së vërtetës Komuna e Farkës ka qenë një komunë që ka zhvillim në ndërtime goxha, siç ka zhvillim siç janë komplekset e vilave apo shumë zhvillime të tjera, që shumë njerëz një pjesë të Farkës ja kanë kaluar qytetit të Tiranës, por edhe nga ajri pastër këtu duket që je larg ndotjes së Tiranës, por në fakt je dhe shumë afër. Por mundësitë janë shumë të limituara për sa i përket punësimit, për sa i përket shkollimit të fëmijëve, infrastruktura e bën të pamundur”, deklaroi Monika Kryemadhi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë