Subscribe

Kryetarja e Lsi, Monika Kryemadhi tha për mediat se  djegia apo jo e mandateve të deputeteve të opozitës nuk është sot problemi kryesor.

 

Mendoj sot se problemi më i madh për shqiptarët është varfëria, papunësia. Mendoj që problemi më i madh është mungesa e shpresës e brezit të ri, të cilët çdo ditë e më shumë po largohen nga Shqipëria. Është një detaj shumë periferik mund të thoja, aq më shumë kur i bashkangjitesh edhe problematikave dhe arrogancës së shtetit me banorët e Astirit, të cilat janë mbi 360 banesa që do të shkatërrohen. Dhe nuk vijnë si rezultat i shkatërrimit të zhvillimit të rrugës sepse nuk ka absolutisht që mund të jetë kundër zhvillimit dhe infrastrukturës, por zhvillimi i tyre vjen si shkak i spostimit të shtratit të Lanës, për të krijuar hapësira dhe sheshe ndërtimi për ndërtues, të cilët i kanë kthyer kompanitë e tyre në kompani të pastrimit të parave.

 

E pyetur në lidhje me thirrjen e Eurokomisionerit Hahn dje që opozita të ndërpresë bojkotin parlamentar për të punuar mbi  reformen zgjedhore, drejtuesja e LSI u shpreh:

 

Dua të them që deklaratat e Brukselit të cilët kemi më shumë se 2-3 vjet që po i dëgjojmë për stabilitet. Ne nuk jemi për stabilitetin e Edi Ramës. Ne jemi për stabilitetin e rajonit dhe institucioneve shtetërore. Sot ne kemi institucione të kapura dhe të uzurpuara nga krimi i organizuar me në krye Edi Ramën. Mendoj që Brukseli ka gabuar jashtëzakonisht shumë më strategjinë që ka ndjekur ndaj Shqipërisë.Nuk mund të flasim për të mbyllur bojkotin e opozitës, sepse nuk e ka bojkotuar opozita Parlamentin, e ka bojkotuar Rilindja Parlamentin, të cilin e ka kthyer në një institucion në shërbim të bandave. Ajo çka të bën më shumë përshtypje dhe që ndihesh me të vërtetë shumë e indinjuar për shkak të naivitetit që vjen ndonjëherë nga institucionet ndërkombëtare që do të dëshiroja të ishte thjesht një naivitet politik, sesa do të dëshiroja të ishte e vërtetë që mund të ishte një naivitet i stimuluar nga qeverisja shqiptare.

 

Kryemadhi shtoi se problemi më i madh i vendit është Edi Rama ndërsa Erion Veliaj është ushtar i perandorisë së Edi Ramës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *