Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u takua këtë të shtunë me banorët e Zall Bastarit në Tiranë. Ajo deklaroi se edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet, datë kur sipas saj, do të nisë ndryshimi.

 

“Ajo që është e rëndësishme për ne të gjithë është që jo vetëm të evidentojmë problematikat, por edhe t’i japim zgjidhje atyre. Ne dhe 92 ditë na ndajnë nga gjithë ai proces që është shumë i rëndësishëm për sa i përket ndryshimit të të gjithë situatës dhe nga problemet kryesore që ka çdo qytetar. Ndërkohë të gjithë qytetarët që në momentin që paguajnë taksa në mënyrë të barabartë, edhe shteti duhet të jetë i barabartë me ta. Ashtu sikurse përzgjedhjen selektive të banorëve të cilët kanë të bëjnë me ndërtimin apo ndihmesën për shkak të rindërtimit, duhet të jemi shumë të kujdesshëm, por edhe t’i evidentojmë, në mënyrë të tillë që ne t’u japim shansin dhe mundësinë të gjithë njerëzve për t’u përfshirë dhe për të marrë atë ndihmë që u takon nga shteti.”

 

Ajo tha se një nga problemet kryesore që ka Shqipëria sot është largimi i të rinjve Për këtë problem, kryetarja e LSI tha se duhet bërë diçka menjëherë që të ndalohet.

 

“Një nga problemet kryesore që kanë sot qytetarët, është mungesa e vëmendjes ndaj tyre dhe dëshira që kanë të rinjtë për t’u larguar nga Shqipëria dhe kjo është një nga fatkeqësitë më të mëdha, që ne duhet ta stopojmë menjëherë. Ne na duhen të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri, sepse vetëm kështu ne do të kemi mundësi për ta zhvilluar vendin dhe për të konkurruar jo vetëm në aspektin e fuqisë punëtore, por edhe me vizionin dhe dëshirën e tyre.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *