Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka takuar gjimnazistët e Fierit, për të cilët tha se kanë zgjedhur të transformojnë Shqipërinë duke mos u larguar nga vendi.

Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi shprehet e sigurtë se më 25 prill, rinia shqiptare do të votojë për një të ardhme më të mirë. Sipas saj, 25 prilli do të jetë dita e gjykimit për shkatërrimin që i është bërë arsimit nga Rama dhe Shahini.

“Fantastik gjimnazistët e Fierit, këta të rinj që me pjekurinë e tyre kanë zgjedhur të qëndrojnë këtu, ta transformojnë Shqipërinë, ta bëjnë atë shtëpinë tonë të përbashkët. Më 25 Prill rinia e Fierit dhe Shqipërisë do të votojë për një të ardhme më të mirë. Do të jetë dita e gjykimit për të çmontuar pseudoreformat dhe shkatërrimin që i është bërë arsimit nga dyshja Rama-Shahini dhe për të ndërtuar një sistem të ri ku ofrohet edukim cilësor, ku respektohet mësuesi, ku garantohet punësimi dhe i shërbehet zhvillimit të vendit”, shkruan Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *