Në kuadër të vizitës në SHBA, Monika Kryemadhi në vrazhdën e vizitës në SHBA, zhvilloi një takim me anëtarë të komunitetit shqiptar në Neë York.

Gjatë bashkëbisedimit me të pranishmit, drejtuesja e LSI u shpreh krenare për arritjet e emigranteve tanë në SHBA në mjaft fusha, porn ë krahun tjetër shprehu zhgënjim që klasa politike shqiptare ka bërë shumë pak për të penguar shpopullimin e vendit.

 

“Ndjej edhe dhimbje, që ne si klasë politike jemi treguar të pavëmendshëm dhe indiferent për të realizuar reformat ekonomike dhe avancuar me shpejtësi në integrimin e vendit, për të bërë të mundur ndaljen e shpopullimit dhe hemorragjinë e trurit dhe të pjesës më energjike të Shqipërisë rinisë sonë, që i kushton shumë kombit dhe vendit.”

 

Kryemadhi foli edhe për iniciativën që LSI po përgatit për rikthimin e të rinjve dhe të rejave nga emigrimi dhe sesi Shqipëria duhet të përgatitet që kthimi i tyre të jetë mundësi për të rritur ekonominë shqiptare dhe kjo t’iu kthejë besimin familjeve të reja shqiptare që kanë më shumë mundësi në Shqipëri se në mërgim.

 

Kjo duket utopi, por ulja e taksave, paga të mirëpaguara, subvencione për profesionin e bujqësisë që është shumë i vështirë por i domosdoshëm për jetë të shëndetshme, për fëmijët shqiptarë. Garantimin e arsimit dhe shëndetësisë cilësore.Kjo është detyra jonë si politikë dhe ne duhet të ecim shpejt, sepse Shqipëria po zbrazet dhe po plaket me ritme shumë të shpejta. Shumë prej shqiptarëve punojnë dhe drejtojnë kompani të mëdha zyra legale, banka dhe janë dinjitozë në profesionet e tyre. Ndoshta sot Shqipëria nuk iu ofron mundësi, por ne duhet të punojmë që t’iu krijojmë mundësinë që të vijnë dhe idetë e tyre dhe projektet e tyre t’i zhvillojnë në Shqipëri.

 

Kryemadhi ishte për vizitë edhe në Qendrën Amerikane në Neë Jersey ku mësojnë shqip fëmijë shqiptarë të lindur në Amerikë

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *