E diel, 27 Shtator 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryemadhi me qytetarët e Kurbinit: Kemi një mision për të gjithë qytetarët

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u ndal këtë të martë në Kurbin, ku u takua me qytetarët për t’u prezantuar programin e LSI.

 

Ajo e ndali theksin veçanërisht tek ndihma financiare që marrin fëmijët që në lindje dhe tek mbështetja për të rinjtë.

 

Sipas Kryemadhit, çdo pikë e programit është e realizueshme, raporton “Vizion Plus”.

 

“Programi ynë nga ‘bebja në bebe’ e stimulon kthimin e të rinjve sepse kanë garancinë, që në momentin që krijojnë familje e kanë mundësinë që të marrin një fond, prej 25 mijë dollarësh kur shkojnë në moshën 25 vjeç dhe duan të krijojnë familje. Dua të them që formalizimi i ekonomisë jo veç se do të rrisë pagat dhe mundësin për të rritur të ardhurat në buxhet, por do të rrisë dhe mundësinë në investime. Sa më shumë investime të kemi, sidomos në bashki si Kurbini, që ka turizëm malor, religjioz, bregdetar, lagunën do të jenë mundësi të jashtëzakonshme që krijojnë hapësira punësimi. Misioni ynë nuk është më mision individual, por është mision për të gjithë qytetarët. Sot më shumë se kurrë, jemi të qartë, kemi 5 ide, projekte që janë të realizueshme të prekshme, të mundshme. Them që janë të realizueshme për shkak se edhe vetë dëshira për tu bazuar tek të rinjtë dhe të rejat, do të na e krijojë këtë hapësirë të madhe.”

Vazhdo të lexosh