Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë forcë vendimtare në krijimin e qeverisë së ardhshme.

 

Nga Vlora, ajo u shpreh se LSI do të votohet masivisht nga qytetarët për shkak të programit të saj.

 

“LSI është forcë vendimtare për qeverisjen e nesërme dhe vlonjatët në 25 prill do t’ja besojnë të ardhmen e tyre programit dhe ekipit të mrekullueshëm të kandidatëve që LSI ka në qarkun e Vlorës. Qytetarët duan ndryshim dhe ne jemi gati për ta bërë realitet.  Kjo mikpritje plot entuziazëm në Vlorë dhe Sarandë, vullnet për pjesmarrje masive në referendumin e ndryshimit të 25 prillit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *