E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 33 minuta më parë
Politikë

Kryemadhi: Jo pushtet në tavolinë, por dënimin e atyre që blenë votat

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi këtë të martë ka qenë në Cerrik, ku ka zhvilluar një takim me qytetarët dhe mbështetësit e saj.

 

Në fjalën e tij para qytetarëve Kryemadhi u ndal në situatën aktuale politike. Kryetarja e LSI-së foli sërish për vendimin e opozitës për djegien e mandateve.

 

Reklamë

Gjithashtu ndër të tjera nga Cerriku kryemadhi hodhi poshtë pretendimet e kryeministrit, sipas të cilit opozita kërkon pushtet në tavolinë.

 

“Vendimi ynë për djegien e mandateve  nuk kishte të bënte me një vendim politik për të marrë pushtetin në tavolinë. Absolutisht! Ishim ne në pushtet, ishim në qeveri me Edi Ramën. Gjashtë muaj ju lut LSI-së Edi Rama, nga dhjetori deri në qershor për të bërë koalicion me ne. Por ne nuk pranuam. Nuk pranuam sepse kurrë nuk mund të pranonim të mbulonim erën e keqe që kishte mbuluar krimin e organizuar”, tha Kryetarja e LSI-së. Kryemadhi tha se në të gjitha takimet që ka zhvilluar me qytetarët apo edhe me ambasadorë, pyetja që ka hasur është: po më tej çdo të ndodhë?! Dhe për këtë kryetarja e LSI-së theksoi edhe njëherë atë çka kërkon opozita: dënimin e të gjithë eksponentëve partiak që blenë votat së bashku me krimin e organizuar në zgjedhjet e vitit 2017. “Është shumë e thjeshtë. Nuk duam as pushtet, nuk duam që të themi që të bëhet kështu siç themi ne. Po kërkojmë një gjë shumë të thjeshtë: dalja përpara përgjegjësisë të të gjithë atyre që u kapën me presh në dorë dhe të të gjithë atyre eksponentë politikë të kujtpartie qofshin duke blerë vota me krimin e organizuar”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë