E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryemadhi falenderon Yuri Kim: Qytetarët duhet të sigurohen që të keni ID për të votuar

Edhe Monika Kryemadhi ka falenderuar ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim për thirrjen e bërë ndaj qytetarëve për pajisjen me karta identiteti.

Për kryetaren e LSI-së, pajisja me karta dhe pasaporta është e vlefshme për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, në mënyrë që qytetarët të marrin pjesë.

“Faleminderit @USAmbAlbania që i nxit qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit. Ne presim një ndryshim të madh prej këtyre zgjedhjeve dhe të gjithë votuesit duhet të sigurohen që kanë kartë identiteti apo pasaportë biometrike të vlefshme për të marrë pjesë në votime.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë