E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryemadhi fajëson Ramën: Qeverisja e paaftë tek përmbytjet, edhe 100 ditë për ndryshimin

Përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës mbi përmbtytjet e fundit kanë marrë vëmendjen më të madhe të zhvillimeve politike këtë të premte.

Në mesin e deklaratave të forta mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës mbi mënyrën sesi është menaxhuar situata e ditëve të fundit, sidomos në veri të vendit, ka hyrë edhe Monika Kryemadhi.

Kryetarja e LSI, thotë se kjo është një qeverisje e paafte e cila nxjerr vetëm justifikime sa herë është e zhytur deri në fyt me faj.

Përmbytjet, tha Kryemadhi, janë përgjegjësi e kryeministrit Rama.

Reklamë

 

 

Një qeverisje e paaftë di vetëm të justifikohet kur qytetarët kërkojnë llogari. Këtë gjë bëri qeveria edhe sot. Përmbytjet janë përgjegjësi e kryeministrit dhe pasojat e rënda financiare nga krizat që vendi është përballur janë përgjegjësi e keqqeverisjes së tij. Rilindja i shërben vetëm oligarkëve dhe jo qytetarëve, ndaj vetë Rama është kthyer sot në një krizë për vendin. Njerëzit nuk duan batuta, koha po mbaron. Edhe 100 ditë për ndryshimin! #25Prill2021

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë