Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 September 2026
Vizion fokus

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran, nafta kalon mbi 100 dollarë...

I dënuar në Bari për trafikim droge, ekstradohet nga...

Reforma territoriale, ambasadori i OSBE: Duhet të vendoset përmes...

Zgjedhje të parakohshme në Serbi, Vuçiç shpërndan Parlamentin

Plagosja e 29 vjeçarit në Kukës, vetëdorëzohet autori, policia:...

Nis investimi 85 milionë euro për ujërat e ndotura...

25 vjet pas 11 Shtatorit, a mund të kthehet...

“Demokratët Evropianë” kritikojnë Ramën për protestat, kryeministri: Shqipëria nuk...

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit në Kosovë

US Open/ Sabalenka dhe Pegula në gjysmëfinale, spektakël në...

Kryemadhi: Edi Rama po qurravitet, asnje kompromis për karrigen e tij

23 Maj 21:02

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë takimit me strukturat e LSI-së në njësinë nr 8 në Tiranë, komentoi edhe letrat publike të Ramës drejtuar Bashës për dialog .Kryemadhi tha se Rama tashmë ka frikë dhe është i gatshëm të bëj çdo lloj kompromisi për karrigen e tij. Drejtuesja e LSI shtoi se Rama tashmë e ka marrë përgjigjen e tij.

 

“Dëgjojmë sesi qurravitet dhe shkruan letra për opozitën apo për kryetarin e opozitës, gjë që tregon që ka frikë, gjë që tregon që është gati të bëjë çdo lloj kompromisi për karrigen e tij, por e ka marrë përgjigjen dhe do vazhdoj të marrë përgjigjen çdo ditë. Nuk ka kompromis me shqiptarët për karrigen e Edi Ramës. Ka dialog kombëtar të shqiptarëve me njëri tjetrin, me partitë politike për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë tranzicionit, për t’i dhënë një herë e përgjithmonë kapjes së shtetit nga krimi i organizuar dhe për t’i larguar një herë e përgjithmonë duart e krimit, fytyrën e krimit, zërin e krimit nga politika shqiptare dhe nga zgjedhjet e shqiptarëve. Sot ne jemi më të qartë se kushdo tjetër që nuk ka zgjedhje në Shqipëri që t’i bëjë Edi Rama, siç ka dashur t’i bëjë Enver Hoxha. Enver Hoxha i bënte me sigurimin e shtetit, Edi Rama i bën me krimin e organizuar.

 

Kryemadhi nuk la pa përmendur edhe vendimin e KQZ për të mos lejuar komisioneret e PD-LSI që të jenë pjesë e KZAZ-ve. Sipas saj, Rama ka skenar manipulimin e procesit.

 

Nëse ky zotëria na qenka kaq i dashur nga populli, nëse ky na paska gjithë popullin me vete, por përse paska frikë ky nga komisionerët e opozitës në komisionet e zgjedhjeve? Ky thoshte që populli do t’jua tregojë me votë opozitës. Pse nuk na lejon dhe ne që të jemi dëshmitarë të votimit të tij legjitim dhe evropian që na servir ne ai? Po normal, sepse kishte bërë plan që të mbushte kutitë. Kishte bërë që të thoshte që bënë pjesë 99.99 për qind e shqiptarëve edhe pse 70 për qind të tyre i ka larguar nga Shqipëria. Sepse një KQZ që është ilegjitime siç janë 4 kukullat qesharake të Edi Ramës në Parlament, që recitonin deklaratat e Edi Ramës sot në KQZ do të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe personale për shkeljen e kodit zgjedhor dhe po jua them këtë me bindje të plotë sepse në Shqipëri portokallja është shumë e vogël. Ndoshta në vendet e tjera siç janë vendet e tjera të mëdha edhe portokallja është më e madhe, por këtu është shumë e vogël dhe rrotullohen gjërat shumë shpejt.

Posted Under:
Politike
Tagged:
Edi Rama karrige kryemadhi LSI Zgjidhje

Nga e njëjta kategori

Reforma territoriale, ambasadori i OSBE: Duhet të vendoset përmes konsultimit publik

më shumë...

Nis investimi 85 milionë euro për ujërat e ndotura në Durrës, Karakaçi: Projekti më i rëndësishëm për qytetin

më shumë...

“Demokratët Evropianë” kritikojnë Ramën për protestat, kryeministri: Shqipëria nuk meriton të bëhet çamçakëz në gojët mediokre të njerëzve

më shumë...

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit në Kosovë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:28

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran, nafta kalon mbi...

1:15

Sa gjatë mund ta ruajmë ushqimin në...

1:03

I dënuar në Bari për trafikim droge,...

12:47

Reforma territoriale, ambasadori i OSBE: Duhet të...

12:36

Zgjedhje të parakohshme në Serbi, Vuçiç shpërndan...

12:24

Plagosja e 29 vjeçarit në Kukës, vetëdorëzohet...

12:18

Nis investimi 85 milionë euro për ujërat...

12:18

Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë...

12:17

25 vjet pas 11 Shtatorit, a mund...

12:07

Bojkot edhe në Gjykatën e Vlorës, kufizohen...

11:49

“Demokratët Evropianë” kritikojnë Ramën për protestat, kryeministri:...

11:43

Shpërthimi në karburantin “Eida” në Tiranë, shoqërohen...

11:40

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit në...

11:37

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, policia shpall...

11:25

Si ndodhi shpërthimi në karburantin “Eida” në...

11:24

Kurti: Konstituimi i Kuvendit s’i shmang zgjedhjet...

11:12

US Open/ Sabalenka dhe Pegula në gjysmëfinale,...

11:11

“US Open”/ Dramë në Nju Jork, Alcaraz...

10:58

Katër punonjës të bashkisë i zuri korrenti,...

10:51

“Besa” dhe “Prania Besnike”, kryeministri Rama mbledh...

Më të klikuarat

  • Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...
  • Ndjekja e Iris Luarasit nga protestueset, Koçiu: Kjo nuk ësh...
  • Telefonata e rreme për pak shkaktoi aksident mes zjarrfikëse...
  • “Më thirrën hajdute”, Luarasi reagon pas sulmit nga protestu...
  • Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi për tu sqar...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.