Subscribe

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i konsideron ndryshimet në Kodin Zgjedhor, taktika elektorale të kryeministrit Edi Rama.

Në një konferencë për mediat, ajo theksoi se lidhur me strategjinë e opozitës sa i përket koalicioneve zgjedhore, kreu i shtetit tha se është në pritje të vendimit të presidentit Ilir Meta për miratimin ose jo të Kodit Zgjedhor.

Kryemadhi është e bindur se fuqia e opozitës do t’i kalojë përmasat në zgjedhjet e 25 prillit.

“Ndryshimet në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor janë vetëm taktikë elektorale e Edi Ramës. Vetëm krijojnë lehtësim shpirtëror te hallexhiu por nuk shtojnë votat te kutia. Nga ana tjetër për sa i përket strategjisë së opozitës, jemi në pritje çfarë do të ndodhë me Kodin Zgjedhor. Nga konferencat të Presidentit, do t’i jepet edhe një shans maxhorancës të mos dalë mbi palët. Fuqia e opozitës do të kalojë përmasat dhe to të jetë plebishitare. PD është në përfundim të kandidimit për deputetët në qarqe, kështu që jemi drejt hapjes së partisë. Çdo ditë i shtohen LSI-së intelektualë, burra dhe gra, por edhe të rinj dhe të reja”, deklaroi Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *