E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryemadhi: Çdo votë për LSI, është për Shqipërinë në BE

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Tiranë ku ka kërkuar që të evidentohen të gjitha votat e LSI, duke shkuar shtëpi më shtëpi.

 

Në fjalën e saj Kryemadhi theksoi faktin se LRI është e vendosur për të evidentuar kandidatët vajza, gra, djem dhe burra që përfaqësojnë LSI në mënyrën më të mirë dinjitoze, por edhe në mënyrën politike në prezencën e këshillave bashkiak.

 

“Sot që nga ky moment, të gjithë së bashku mjafton sikur 10 minuta në ditë, secili nga ne vetëm të mendojë për datën 30 qershor, të jeni të bindur që numri i këshilltarëve të LSI do të dyfishohet në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Kemi bërë gabime. Të gjithë kemi dëgjuar për ikjen e këshilltarëve të LSI për shkak të ndikimit rus. Në fakt nuk jam këtu për të bërë kritika për të kaluarën. Por LSI nuk është e kryetares, por është e anëtarëve dhe e votuesve të saj. Prandaj nga sot, strukturat e Tiranës, të gjitha njësive administrative të fillojnë axhenden e tyre të punës. Jo vetëm evidentimin shtëpi më shtëpi të votave të LSI, të votave të pakënaqura nga PS-ja, të votave gri. LRI me votuesit për herë të parë, për të evidentuar kandidatët vajza, gra, djem dhe burra që përfaqësojnë LSI në mënyrën më të mirë dinjitoze, por edhe në mënyrën politike në prezencën e këshillave bashkiak. Mesazhi ynë është i thjeshtë: Çdo votë për opozitën e bashkuar, çdo votë për LSI është votë për ta cuar Shqipërinë në BE. Është votë për ta larguar Shqipërinë nga krimi dhe droga. Është votë për ti dhënë shqiptarëve taksa më të ulta, shëndetësi të barabartë, drejtësi të barabratë, ekonomi të barabratë, shtet të barabartë. Kjo është LSI!.

Vazhdo të lexosh

Reklamë