Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar këtë të enjte një takim me të rinjtë në njësinë nr.1 në Tiranë, ku ka theksuar se nuk do të ketë asnjë kthim pas nga rruga që ka nisur opozita dhe LSI-ja.

 

Gjithashtu në fjalën e saj në këtë takim Kryemadhi është shprehur se partia që drejton nuk do të largohet kurrë nga dëshira për ta bërë Shqipërinë vendin e duhur për të gjithë të rinjtë dhe të rejat shqiptare.

 

“Asnjë Hap pas për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e rinisë shqiptare. Te ndalojmë largimin e të rinjve nga vendi. Papunësia, mungesa e shpresës po dëmtojnë rininë shqiptare. E vendosur për të shpëtuar të ardhmen e fëmijëve dhe rinisë shqiptare. LSI partia e rinisë. Mbështetje pa kufi rinisë shqiptare për arsim cilësor e punësim të mirë paguar në profilet e studimit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *