Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi këtë të martë një takim me simatizante dhe mbeshtetes te LSI në Shkodër.

 

Ne fjalen e mbajtur, Kryemadhi akuzoi kryeminsitrin Edi Rama se po mban peng vendin dhe se është kthyer në armik të qytetarëve.

 

Kryemadhi tha se vendi ka 30 vjetë pa shtet dhe se shqiptarët vijojnë të vuajnë për bukën e gojës.

 

“Anë e mbanë vendit me çdo qytetar, fermer, të rinj, pensionistë, biznesmenë të vegjël për të demaskuar krimin dhe vjedhjen qeveritare. Qytetarët janë neveritur nga tranzicioni pa fund. Shqipëria peng i një kryeministri të cilin e ka kanë kapur prej gryke kusuret e të kaluarës dhe kriminalizimi aktual. Kryeministri është i gatshëm që të hedh Shqipërinë në greminë dhe të varrosë të ardhmen e vendit. Shteti është kapur dhe është shndërruar në armik të qytetarëve dhe të të drejtave të tyre. 90% e shqiptarëve janë në krizë të thellë dhe të pashpresë. 90% e shqiptarëve nuk ushqejnë dot fëmijët, nuk mbajnë dot prindërit, nuk paguajnë dot faturat e energjisë dhe duan të ikin një orë e më parë nga Shqipëria. Shqiptarët po lëngojnë nga 30 vite tranzicioni, që kjo qeveri kërkon ta mbajë më force”

 

Duke u ndalur tek mandatet, Kryemadhi deklaroi se opozita i la mandatet për faktin se Parlamenti, sipas saj, u pushtua nga qeveria dhe kriminelët.

 

“Jemi sot njësh me qytetarët, sepse koha nuk pret më. Koha për të shpëtuar vendin është tani. Koha që shqiptarët të çlirohen nga një qeveri pushtuese është tani. Koha për ti dhënë fund pabarazisë, diskriminimit dhe shtypjes është tani. Tani është koha për të asgjësuar shtetin e kapur, i cili ka lënë Shqipërinë pa gjykata dhe të drejtat e qytetarëve në rrugë të madhe. Sot është koha t’i japim fund shtetit të qeverisë dhe për qeverinë, dhe të ndërtojmë shtetin e qytetarëve dhe për qytetarët”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *