Ichiro Matsui, kryebashkiaku i qytetit Perëndimor në Japoni, Osaka, po përballet me nje reagim publik pasi tha në rrjetet sociale se gratë shpenzojnë më shumë kohë se sa meshkujt për të bërë pazar. Këtë deklaratë ai e dha teksa përpiqej të promovonte distancimin social, si masë për të frenuar përhapjen e koronavirusit në qytet.

Sipas tij, blerja e produkteve nga meshkujt do të zvogëlonte përhapjen e virusit.

“Gratë marrim më shumë kohë për të bërë blerjet ushqimore, sepse ato shfletojnë produkte të ndryshme dhe vlerësojnë se cili opsion është më i miri”, u shpreh Matusi në një konferencë për shtyp.

“Burrat nuk vonohen për të blerë një produkt në supermarket. Kjo shmang kontaktin e ngushtë me të tjerët”, tha ai.

Japonia ka konfirmuar deri më tani 13 mijë raste me koronavirusi dhe 330 të vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *