Më 26 nëntor 2019, tërmeti dëmtoi rëndë shumicën e ndërtesave, pallate banimi dhe objekte të tjera të qytezës së Shijakut, të cilat u shpallën të pabanueshme dhe u shembën për të hapur sheshin e ndërtimit të një qyteti të ri.

 

Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, i pyetur nga gazetari Aleksandër Furxhi në edicionin e lajmeve në “Vizion Plus” për ecurinë e procesit të rindërtimit, deklaroi se pas dy vitesh, tashmë ka përfunduar ndërtimi i 802 banesave individuale.

 

Sa iu përket pallateve të dëmtuara, ai theksoi se një pjesë do të dorëzohen brenda këtij viti.

 

“Pas rënies së tërmetit morëm të gjitha masat për t’i strehuar banorët. Në Bashkinë e Shijakut plot 802 banesa individuale u dëmtuan; dy vite më vonë i kemi mbaruar të 802 banesat individuale. Procesi i rindërtimit për Bashkinë e Shijakut ka ecur përtej pritshmërive. Paralelisht, janë dëmtuar plot 31 pallate. Sot që flasim këto pallate janë në fazën e muraturës dhe veshjes së kapotës së jashtme. Një pjesë e mirë mbaron brenda vitit. Të gjithë do të dorëzohen marsin e ardhshëm.  Zotohem që brenda marsit të vitit të ardhshëm, do të jenë të përfunduara të gjitha pallatet. Shtatë pallatet do të përfundojnë brenda këtij viti…I gjithë procesi i rindërtimit është kanalizuar përmes Ministrisë së Rindërtimit. Është Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili ka bërë të mundur të ndërtojë një Shijak komplet të ri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *