Kryebashkiaku socialist i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme.
Pas rreth 2 orësh ai ka dalë dhe në një deklaratë të shkurtër për media është shprehur se nuk ka lidhje me grupe kriminale.
Marinaj akuzohet nga PD se ka fshehur të dhënat në formularin e vetëdeklarimit.
Sipas opozitës në 2016-en Prokuroria e Antimafias Italiane ka hetuar Marinaj si drejtues te një organizate kriminale e përbërë prej më shumë se dhjetë anëtarësh, me baza në Shqipëri dhe Itali./vizionplus.tv





