Kryebashkiaku i Lushnjës lihet në burg
Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg 7 zyrtarët e lartë të Lushnjës dhe 4 në arrest shtëpie. GJKKO ka lënë në burg:
Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë
Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë
Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk
Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk
Gazmend Çela, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës.
Ndërsa në arrest shtëpie u lanë:
Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës.
Ndaj 11 të arrestuarve SPAK ka ngritur akuzat përr shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të barazisë në tendera.
Sipas SPAK, kryebashkiaku në bashkëpunim me 8 zyrtarët e arrestuar të Ndërmarrjes së Pasurisë Publike të Bashkisë Lushnje kanë favorizuar biznesmenin Ibrahim Lami për të marrë përmes dokumentave fiktive tenderin prej 24 milionë lekësh për rehabilitimin e kanaliti ujitës të fshatit Bitaj.




