Kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro ka folur mbi përgatitjet që po bëhen për këtë sezon veror.

 

Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Goro theksoi se krahasuar me vitin e kaluar, ky sezon do të jetë më i lehtësuar, ndërsa pritet të ketë një fluks të turistëve.

 

“Ky vit është më i lehtësuar për turistët në bazë të eksperiencës së vitit të kaluar. Mendojmë që numri i turistëve do të jetë më i lartë. Urojmë që të kapim numrin e vitit 2019, për 3 milionë turistë në sezon. S’besoj që do ta arrijmë këtë vit.  Bashkia e Himarës është në qendër të zhvillimeve turistike. Pjesë e saj të të ardhurave është kryesisht turizmi. Ne jemi të përgatitur për këtë situatë, po bëjmë takime me operatorët turistikë për të sistemuar plazhet dhe për të marrë masa më të forta për sigurinë e jetës.”

 

I pyetur për kapacitetet hoteliere dhe çmimet, Goro tha se do të jenë të njëjta me vitet e kaluara.

 

“Edhe këtë vit, ndarja e plazheve publike dhe private është miratuar në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit. Ndarja është online dhe transparente. Patjetër që do të ketë një kontroll më të madh në mënyrë që mos të kemi zënie të hapësirave të dedikuara për pushuesit, të cilët janë në zonat për publikun dhe privatin…Çmimet do të jenë të njëjta me vitet e kaluara. Ka një rritje të kapaciteteve të hotilerisë. Presim një fluks në rritje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *