Vrasja e biznesmenit 30-vjeçar reagon kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

 

Përmes një postimi në Facebook, Ademi shkruan se Shkodra po përjeton periudhën e saj më të vështirë ku krimi po bën ligjin. Ajo i bën apel kryeministrit Edi Rama se do mbajë përgjegjësi për këto ngjarje kriminale.

 

“Shkodra po përjeton periudhën e saj më të vështirë ku krimi po bën ligjin! Në më pak se tre muaj janë 6 të vrarë dhe dy persona të zhdukur në territorin e Bashkisë së Shkodrës. Ankthi për jetën dhe të nesermen po zbret frikshëm në këtë rajon. Si nënë, motër, grua, si kryetare e Bashkisë së Shkodrës i drejtohem kryeministrit të Shqipërisë, e Qeverise: Mjaft më! Ju mbani përgjegjësi për këtë që po ndodh! U drejtohem të gjitha forcave politike, deputetëve e medias, përfaqësive ndërkombëtare në Shqipëri: Ju s’mund të qëndroni indiferent! Askush nuk mund të qëndrojë indiferent! Për fëmijët dhe familjet tona, për të ardhmen tonë e të Shkodrës tonë! Shkodra nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë kjo e tre muajve të fundit, nuk duhet ta lëmë të hyjë në një rrugë pa kthim.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *