E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 29 minuta më parë
Politikë

Kryebashkiakët e PD-Ramës: Je kokë e këmbë në paligjshmëri

Kryebashkiakët e PD i janë përgjigjur kryeministrit Rama pas thirrjes që ky I fundit u bëri për të mos zbatuar dekretin e Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

 

Në një reagim të shpërndarë nga PD, kryebashkiakët demokratë shprehen se dekreti Metës është publikuar në fletoren zyrtare dhe se ata janë të detyruar ta zbatojnë.

 

Reklamë

Drejtuesit vendorë të PD theksojnë me tej se vetëm në momentin që presidenti do të shpallë një tjetër datë zgjedhjesh atëherë ata do të respektojnë sërish ligjin.

 

Zoti Kryeministër! Je kokë e këmbë në paligjshmëri!

Qeveria e drejtuar prej teje ka botuar në Fletoren Zyrtare dekretin e Presidentit. Siç mund ta dish fare mirë, në Fletoren Zyrtare publikohen aktet ligjore të detyrueshme për zbatim në Republikën e Shqipërisë. Mos u lodh me urdhra pa vlerë që nxisin militantët e tu në KQZ të na kërcënojnë me ndjekje penale, sepse, përsa kohë nuk ekziston një datë zgjedhjesh, as zgjedhjet nuk ekzistojnë.

Kushdo që vepron ndryshe, është në paligjshmëri!

Zoti Kryeministër, kur Presidenti të shpallë një datë të re zgjedhjesh, atëherë gatishmëria jonë për respektimin e ligjit, do të jetë, si gjithmonë, maksimale.

Hallin e datës 30 nuk ta zgjidhim dot ne!

Je që je kot dhe sillesh nëpër Shqipëri si qyfyrexhi, jepi urdhër KQZ-së të shpallë menjëherë nisjen e negociatave me BE-në!

Vazhdo të lexosh

Reklamë