Një zjarr i rënë në një magazine te mbushur me bar rrezikoi 5 banesa, në fshatin Nikel të Krujës. Kanë qenë vetë banorët, te cilët fillimisht kanë ndërhyrë me mjete rrethanore e më pas kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse, duke bërë të mundur lokalizimin e flakëve. Sipas policisë, shkak i zjarrit është pakujdesia. Dyshohet qe ai të jetë vënë nga fëmijët e zonës. Ndërkohë, sipas emergjencave civile, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 12 vatra zjarri në Shkodër, Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *