Subscribe

Reshjet e dendura te shiut qe kane rene gjate se shtunës, kane bere qe lumi Ishëm te dalë nga shtrati dhe si pasoje dhjetëra banesa ne fshatin Murqin te Krujës te jene nen ujë, ndërsa shume te tjera te rrezikohen.

 

Për banoret kjo është një situate qe përsëritet disa here ne vit, e për këtë arsye kërkojnë ndihme.

 

Deri me tani, mbi 500 ha toke janë nen ujë ne fshatrat Murqin, Bilaj, Mazhë e madhe e Mazhë e vogël.

 

Sipas banoreve, nëse intensiteti i reshjeve vijon te jete i larte, harta e sipërfaqes se mbuluar nga uji, do te rritet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *