Subscribe

15 mijë banorë të Krujës krahas kujdesit shëndetësor do të marrrin edhe shërbime sociale në qendrën e re të inaguruar.

 

Godinat e reja, por edhe ato që po i nënshtrohen rehabilitimit do të ofrojnë shërbim të integruar për personat me aftësi ndryshe.

 

 

OGERTA MANASTIRLIU

 

MINISTRE E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE

 

 

 “Pas përfundimit të fazës së parë të 80 qendrave shëndetësore në gjithë Shqipërinë tashmë kemi filluar me fazën e dytë të rehabilitimit të 100 Qendrave për këtë vit, ku zbatimi ka filluar dhe sot po e shohim se si në këtë qendër që do t’i shërbejë 15 mijë banorëve të Krujës kanë filluar punimet dhe do të ketë shërbimet e para të integruara socio-shëndetësore. Duke përfshirë jo vetëm shërbimin shëndetësor me të gjithë kabinetet specifike por edhe shërbimet e kujdesit shoqëror, duke përfshirë këtu edhe shërbimet për personat me aftësi të kufizuara apo personat me nevoja të veçanta”.

 

 

Qendra e re në Krujë është e para e këtij formatit, pjesë e projektit të 300 qendrave shëndetësore që do të rehabilitohen.

 

 

 “Sigurisht që puna duhet të ecë më shpejt, ndaj jemi këtu për të premtuar që brenda 2019 përfundojmë dhe 100 qendra të tjera shëndetësore dhe ambulanca në të gjithë vendin. Të punosh për kujdesin parësor është të punosh për gurin e themelit të kujdesit shëndetësor” .

 

 

Manastirliu nga Kruja njoftoi se ka filluar ndërtimi i 100 qendrave të tjera shëndetësore në të gjithë vendin, duke e konsideruar  vëmendjen në kujdesin parësor si gurin e themelit të shëndetësisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *