Për dy orë qarkullimi në 12 qarqet e vendit u paralizua duke sjellë kaos në lëvizjen e automjeteve.

Siç e quan opozita, “mosbindja civile ” nisi në orën 18:00 dhe skenari ishte i njëjtë, djegie gomash, pankarta “Rama ik” dhe hedhje tymuesesh.

Kerkesat ishin largimi i kryeministrit Rama, krijimi i një qeverie tranzitore që të zhvillojë zgjedhje të parakohshme.

Pavarësisht bllokimit ambulancat janë lejuar të kalojnë.

Tek Rrethrrotullimi i “shqiponjës” qytetarë, dhe simpatizantë të mbështetur edhe nga ish deputete te partisë demokratike penguan lëvizjen e makinave si në drejtim Durrësit dhe Kamzës, ashtu edhe drejt qendrës kryeqytetin.

Kryetari i partisë demokratike zgjodhi që të jetë në krah të protestuesve në Elbasan në rrotullimin e Bradasheshit.

“Nëna e të gjithë të këqijave në këtë vend, papunësia, abuzimi, krimi, korrupsioni, etj është vjedhja e zgjedhjeve nga Edi Rama.Duke vjedhur zgjedhjet, Edi Rama ka shkaktuar dëshpërimin më të thellë. Me Ramën nuk ka sigurim, punësim, Europë.Ne Edi Ramën nuk ka punësim masiv, por ka drogë. Jemi për të vendosur largimin e Edi Ramës. Nuk ka më forcë mbi tokë që e shpëton. Ne jemi sot në këtë betejën për më shumë se kaq. Me fitoren e kësaj beteje, do t’i japim fund makthit të varfërisë që ka pllakosur kudo. Do tu japim të rinjve perspektivën e Shqipërisë si e gjithë Europa.Në këtë vend, që nuk i mungon asnjë resurs, por mungon ligji dhe kushtetuta. Kjo betejë ka transformuar Shqipërinë në një mënyrë përfundimtare dhe themelore, Kjo është maxhoranca sociale dhe morale në vend. Ne do ti japim fund tranzicionit të tejzgjatur dhe për të hapur rrugë integrimin në Europë. Pa zgjedhje të lira nuk mund t’i japim fund varfërisë”.

Një rast i paprecendete është regjistruar në durrës. Ish-Deputeti demokrat Edi Paloka dhe disa protestues kontrolluan njën autoambulancë për të parë nëse brenda saj ka njerëz.

Në mbikalimin e plepave ishte edhe Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u cila tha për vizion plus se në rast mos reflektimi nga ana e mazhorancës do ketë përkallzim ektrem të bllolimit të akseve kombëtare.

“ Bllokimi I rrugëve nuk ka filluar ende. Ky nuk është tamam bllokim rrugësh. Do ta shihni kur ti bllokojmë 24 orë në 24. Nuk ka asnjë rrezik përplasje me policine pasi shumica e uniformave blu janë me kauzën tonë. Administrate është e rrënuar dhe jashtë funksiononit. Është administrate politike dhe ne funksion të qeverisë.”

Në Kukës demokratët kanë bllokuar rrugën e Kombit.

Të bllokuar kanë mbetur edhe një grup maturantësh nga Kosova që ishin nisur për në Shqipëri, të cilët në pritje të zhbllokimit të rrugës ia kanë marrë këngës dhe valles në rrugë.

Edhe në Burrel makina e një nuseje është lejuar të kalojë.

Në Fier janë shënuar incidente, pasi situata është tensionuar dhe protestuesit janë përplasur me policinë në rrugën nacionale prane vendit te quajtur Ura e Mbrostarit.

Me pankarta dhe flamuj të partisë demokratike të shumtë ishin edhe demokratët e mbledhur në Milot.

Forcat e policise qe kane mbikqyrur protesten jane detyruar te devijojne levizjen e mjeteve ne rruge dytesore.

Ndërkohë në Vlorë dhe në Korcë nuk janë shënuar incidente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *