Protesta e e opozitës u dominua nga aktet dhunës dhe gazi lotsjellës i hedhur nga policia. Tubimi nisi rreth orës 18 në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

 

Mijëra qyetarë ju bashkua thirrjes së lideri të opozitës, për të dalë në shesh. Për shkak të motit të keq partia demokratike kishte pajisur me çadra protestuesit me mbishkrimin “IK”, si mesazhi kryer ky i protestës, që kërkon largimin e kryeministrit.

 

Ajo që u evidentua që në fillim ishte fakti se protestuesit ishin të pajisur me shashka, bojë dhe tymuese me të cilat sulmuan godinën e kryemisnitrisë.

 

Pati edhe nga ata protestueses që sulmuan edhe me produkte të ndryshme ushqimore, si një simbolikë e protestës së fermerëve.

 

Në ndryshim nga tubimet e tjera, kësaj radhe lideri demokrat ju drejtuar protestuesve me një fjalim politik. Ai u shpreh i prerë se PD nuk do të bëjë pazare politike dhe se qeveria tranzitore pa Edi Ramën është kushti kryesor i zgjidhjes së krizës.

 

Në përfundim të fjalës së Bashës, situata u tensionua pasi nje grup protestuesish thyen kordonin e policisë dhe u afruan pranë derës së kryeministrisë,

 

Në këtë moment protesta mori një tjetër rrjedhë. Nen thirrjet e organizatoreve turma u zhvendos drejt godinës së parlamentit.Situata u tensionua sërisht teksa protestuesit ju afruan perimetrit të godinës duke thyer sërish kordonin e policisë. Por policia reagoi duke larguar turmen me gazlotsjellës.

 

Si pasojë e kapsollave dhe molotoveve te bhedhur ne drejtim te efektiveve disa prej tyre mbeten te lenduar. Mes incidenteve të ndodhura ishte edhe kjo  makinë e cila u përfshi nga flakët si pasojë e mjeteve shpërthyese që u hodhën në nga protestuesit. Mësohet se ajo i përket një punonjesi policie.

 

 

Protestuesit qendruan per disa ore para parlamentit.  Edhe kete here Basha respektoi ritualin duke mbajtur fjalimin permbylles nga selia e partise demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *