Një djalë 14-vjeçar është gjetur i vdekur brenda stomakut të një krokodili pasi u tërhoq nga një breg lumi në ujë.

Adoleshenti Ricky Ganya ishte duke mbledhur kërmijtë me familjen e tij në një breg lumi në Kuching, Malajzi të premten kur krokodili e tërhoqi nga uji drejt tij. Krokodili mbërtheu nofullat rreth këmbës së djalit dhe e tërhoqi zvarrë nën ujë. Halla e djalit bëri thirrje për ndihmë dhe shërbimet e urgjencës mbërritën, por djali ishte zhdukur.

Ata përdorën një pulë si karrem për krokodilin dhe ai u kap 4 ditë më vonë.

Vendasit prenë stomakun e zvarranikut dhe gjetën rroba që i përkisnin Ricky-t, si dhe një numër mbetjesh njerëzore.

Një oficer nga Qendra e Operacioneve të Shpëtimit dhe Zjarrit Saraëak tha: “Rreth orës 9:15 të mëngjesit, krokodili mori karremin, një pulë. Krokodili u tërhoq në breg ku u kontrollua stomaku i tij. Brenda për fat të keq kishte mbetje njerëzore dhe ato u identifikuan se i përkisnin të miturit.”

Eshtrat e djalit u morën në shtëpi nga familjarët, të cilët do t’i organizojnë një ceremoni mortore në fshatin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *