Kuvendi i Kroacisë me 116 vota pro dhe dy vota kundër, i ka dhënë këtë të premte dritën jeshile Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO.

 

Kuvendi kroat ka ratifikuar Protokollin për anëtarësim të vendit në NATO duke e çuar në pesë numrin e shteteve që kanë ratifikuar anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në këtë aleancë.

 

Kryetari i Kuvendit kroat, Gordan Jandrokoviç, pas votimit ku ishin prezent edhe delegacioni i Maqedonisë së Veriut i udhëhequr nga zëvendëskryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski ka uruar Maqedoninë e Veriut.

 

Ndërkohë dritën jeshile për Maqedoninë e Veriut e ka dhënë më parë Greqia, Shqipëria, Sllovenia dhe Bullgaria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *