E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Krizën energjetike e kemi paralajmëruar”/ Rama: Lufta zhvillohet në Ukrainë, por efekti është kudo

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me qytetarët në kuadër të paketës së rezistencës sociale.

 

Gjatë fjalës së tij, Rama është ndalur tek lufta në Ukrainë dhe efektet që ka pasur ajo në Europë.

 

Reklamë

“Lufta me bomba zhvillohet në Ukrainë por efektin e ka pasur të menjëhershëm kudo në Europë dhe botë, me çmime që janë rritur në mënyrë të befasishme dhe që kanë alarmuar tregjet dhe kanë krijuar panik dhe kanë detyruar edhe qeveritë që të reagojnë”, tha Rama.

 

Mes të tjerash ai shtoi se kriza më e madhe mbetet një krizë që ka nisur përpara luftës që ka qenë pjesë e skenarit të luftës nga ana e Rusisë për të turbulluar tregun e energjetikës.

 

“Kriza më e madhë hë për hë mbetet një krizë që ka nisur para luftës. Ka qenë pjesë e skënarit të luftës nga ana e Rusisë për të turbulluar tregun e energjisë. Kriza e energjisë ka nisur me përpara. Ne e kemi paralajmëruar fillimin e një krize energjetike disa muaj më parë”, theksoi Rama.

Më shumë video

Reklamë