E shtunë, 19 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Krizë qeveritare në Gjermani për azilantët

Ilustrim · Vizion Plus

Konflikti brenda koalicionit qeverisës mbi çështjen e refugjatëve në Gjermani është kthyer në një krizë qeveritare. Ministri i Brendshëm Horst Seehofer ka dhënë ultimatumin se nëse nuk ka ndryshim brenda 72 orëve të ardhshme, atëherë ai do të japë dorëheqjen nga posti si dhe nga kreu i CSU-së. Seehofer është i vendosur të marrë masa në kontrollin e kufijve të Gjermanisë për të reduktuar ardhjen e migrantëve ndërkohë që kancelaria Angela Merkel këmbëngul se duhet të gjendet një zgjidhje evropiane për çështjen. Megjithatë shpresat e fundit të një marrëveshjeje mbeten sot pas takimit të dy partnerëve qeveritarë.

 

Horst Seehofer: “Do të flasim sot përsëri. Duke pasur parasysh interesat e vendit dhe aftësinë e koalicionit tonë për të qeverisur. Ne duam të arrijmë një marrëveshje mbi çështjen kyçe të kontrollit kufitar”.

 

Masat shtrënguese në lidhje me azilantët i ka refuzuar kancelaria Merkel. Ajo kundërshton planin e sugjeruara nga ministri qe lidhet me moslejimin e hyrjes se emigranteve në kufijtë e Gjermanisë, të cilët janë regjistruar në një vend tjetër anëtar të BE-së.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh