E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kriza venezueliane, Guaido premton ndihmë nga SHBA

Udhëheqësi i opozitës së Venezuelës, Juan Guaido, u ka thënë dhjetëra mijëra mbështetësve të tij se ndihma humanitare nga SHBA do të sillet, pavarësisht kundërshtimit nga presidenti Nicolás Maduro.

 

Ai gjithashtu bëri të ditur gjatë një tubimi në Karakas se “uzurpatori [Maduro] duhet të largohet”.

 

Reklamë

Ndërkohë Maduro më herët i tha BBC se ai nuk do të lejonte ndihmën pasi që ishte një mënyrë që SHBA të justifikonte një ndërhyrje në Venezuelë.

 

SHBA dhe qeveritë më perëndimore e kanë njohur Guaido si president të përkohshëm.

 

Kurse Maduro, i cili ka mbështetjen e Kinës dhe Rusisë, është vënë nën presion pasi shtetet e tjera po I kërkojnë zgjedhje të parakohshme presidenciale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë