Subscribe

Kriza ekonomike duket se ka prekur edhe festën e Shën Valentinit. Ndryshe nga vitet e kaluara, ku 14 shkurti festohej masivisht, duket se këtë vit festa është zbehur. Mjafton të shohësh kodrat e liqenit apo dyqanet e luleve për të kuptuar se dita kushtuar te dashuruarve ndjehet gjithnjë e më pak.

 

“Njerëzit janë shumë fukarenj, nuk mund të blejnë. Është shumë dobët. S’është si më para. Sot kam shitur shumë pak vetëm katër tufa me lule.”

 

“Mendoj se më përpara festohej më shumë. Sot çiftet kanë më shumë kohë për të dalë bashkë s’është si më parë që takoheshin rrallë.  Për këtë arsye mendoj se kjo festë ndiehet më pak.”

 

Ata që kanë zgjedhur të festojnë në mënyrën e tyre kanë qenë të moshuarit.

 

“Ne e kemi pas më të vështirë se ishim më të fshehur, kurse sot çiftet janë më të lirë. Dhuratat janë të zakonshme lule, varëse, unaza, p.sh vjet më çoi në Serbi në një udhëtim, ndërsa para disa vitesh në Venecia.”

 

“Ne e kemi festuar në mënyrën tonë, duke i bërë një dhuratë simbolike gruas. Shën Valentini, deri para 90 nuk njihej si festë, as përmendej fare. Mirë është të festohet nga të gjitha moshat jo vetëm nga ju që jeni të rinj, por edhe nga në të moshuarit.”

 

Por, në Tiranë nuk munguan as aktivitetet e organizuara nga institucionet. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave krijoi një kënd në parkun e Liqenit me fotografi, poezi dhe dorëshkrime të ruajtura nga arkivi ndër dekada.

 

ELSA SAKA

DREJTORIA E PERGJITHSHME E ARKIVAVE

“Kemi shfaqur në formë zemre fotografitë më të bukura, letrat më të bukura, poezitë më të bukura që personalitetet i kanë kushtuar kësaj dite. Kemi ardhur me një mision për të gjithë të rinjtë që të vazhdojnë ta shprehin dashurinë nëpërmjet letërkëmbimeve.”

 

Dita e Shën Valentinit është traditë mjaft e vjetër, por në Shqiperi ka filluar të festohet pas viteve ‘90.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *