E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kriza politike sjell në Tiranë drejtorin për zgjerimin në Bashkimin Evropian

Situata politike në Shqipëri dhe pasojat që ajo mund të sjellë në procesin e integrimit, sjellin në Shqipëri, drejtorin për zgjerim në BE.

 

Christian Danielsson mbërrin në kryeqytet këtë të mërkurë në mbrëmje.

 

Reklamë

Ai do të takohet në Tiranë me krerët më të lartë të vendit dhe përfaqësues të partive politike.
Në axhenden e takimeve të drejtorit për zgjerimin ne BE, janë parashikuar takime edhe me kryeministrin Rama dhe kryetarin e Pd, Basha.

 

Vizita e Danielsson në Tiranë vjen në një moment krize politike dhe situate të paqartë me opozitën që la mandatet parlamentare dhe vijon protestat në rrugë kundër qeverisë, ndërsa një pjesë  e kandidateve në listat e opozitës po pranojnë mandatet e deputeteve.

 

Kjo situatë ka shqetësuar edhe ndërkokmbëtaret të cilët kanë paralajmeruar se kjo levizje e opozitës dhe protestat herë pas herë me dhunë rrezikojnë të pengojnë procesin e integrimit dhe në mënyrë të vecante të hapjes së negociatave të Shqipërisë që ishte menduar se do të ndodhte në qershor.

Më shumë video

Reklamë