Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, vijon konsultimet me partitë politike për të gjetur një zgjidhje ndërsa vendi u zhyt në një krizë të re politike të martën pasi kryeministri Giuseppe Conte dha dorëheqjen.

Nëse nuk arrihet formimi I një mazhorance të re e cila do të ishte e 67-ta e Italisë që nga Lufta e Dytë Botërore, atëherë përritet që vendi fqinj të shkojë në zgjedhje.

Dorëheqja e kryeministrit Conte erdhi pas deklaratëe më 8 gusht të zëvendës kryeministrit Matteo Salvini për zgjedhje të parakohshme dhe dorëzimit në parlament nga Partia Lidhja të kërkesës së votëbesimit ndaj kreut të qeverisë italiane.

Kryeministri i dorëhequr Conte zgjodhi të dorëzoj mandatin para se parlamenti të mblidhej për të diskutuar mbi mocionin e kërkuar nga legistët.

Në fjalën e tij në Senatin Italian, Conte sulmoi ashpër Matteo Salvinin duke e cilësuar si një politikan që drejtohet nga interesa personale e partiake.

Pesë Yjet dhe socialdemokratët së bashku mund të krijojnë  një koalicion alternativë. Ata kanë shumicën e mjaftueshme për këtë.  Socialistët nga ana tjetër kanë nevojë për dikë që do të bënte bashkë vendin e përçarë dhe do të bënte politikë pavarësisht nga kampi ku bën pjesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *