Udhëheqësit ushtarakë të Sudanit kanë njoftuar për arritjen e një marrëveshjeje me aleancën e opozitës për një periudhë tranzicioni tre-vjeçar të pushtetit.

 

Këshilli Ushtarak Kalimtar tha se në bazë të marrëveshjes aleanca e opozitës do të ketë dy të tretat e vendeve në një Këshill legjislativ.

 

Sudani është qeverisur nga Këshilli Ushtarak që nga rrëzimi nga pushteti dhe arrestimi i presidentit, Omar al-Bashir.

 

Protestat që çuan në rrëzimin e tij kanë vazhduar me kërkesën për qeverisje të plotë civile.

 

Disa orë përpara se të bëhet njoftimi për marrëveshjen e fundit, të paktën pesë protestues dhe një anëtar i forcave të sigurisë vdiqën në përleshjet që ndodhën në kryeqytetin Kartum.

 

Këshilli Ushtarak fajësoi për dhunën grupet e protestuesve të pakënaqur me marrëveshjen e tranzicionit./ REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *