Subscribe

Çmimi i lartë i naftës, por dhe i imputeve bujqësore ka detyruar një pjesë të fermerëve të fushës së Korçës të kryejnë punimet me krahë dhe kafshë.

 

Ky është Enver Shahollari, nga fshati Lumalas. Ai ka 11 dynym tokë, një pjesë të mbjellë me grurë ndërkohë që pjesën tjetër me kultura të stinës. Në kushtet e rritjes së çmimeve, pjesën më të madhe të punimeve është I detyruar ta bëjë me kafshë pune. Frika më e madhe e tij është mbetja stok e prodhimeve.

 

Gazetari: Punoni vetëm me kalë?

 

Fermeri: Ça të bëj? Me traktor se punoj dot.

 

Gazetari: Më përpara me çfarë keni punuar?

 

Fermeri: Me zetor, me traktor. E kam mbjellur me jonxhe, misër, fasule, grurë. Ku ta shesh? Ku ta shpie ta shes?

 

Vështirësitë nuk mungojnë edhe për fermerët e tjerë. Agim Hasa është i detyruar ta punojë me krahë tokën e tij, pasi e ka të pamundur të përballojë shpenzimet.

 

 

Punojmë me krahë se duhen mundësi më tepër. Traktorët rrinë në shtëpi se ska naftë, janë të shtrenjta se përballojmë dot. Do prodhoj pa do ta shes, se kam të sigurt. Llogaritë në 2022, të llogarisësh për bukën e gojës në Shqipëri që njerëzit për bukën e gojës në botë nuk llogarisin fare.

 

Rritja e naftës dhe imputeve bujqësore, për specialistët e bujqësisë ka prekur më së shumti fermerët me sipërfaqe të vogla toke, të cilët e kanë të pamundur të aplikojnë për naftë pa akcizë dhe të përballojnë çmimet në dyfishim të imputeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *