Botohet në fletoren zyrtare Vendimi i Këshillit të Ministrave për blerjen e energjisë.

 

Në vendimin që u morr të mërkurë thuhej se “në zbatim të marrëveshjes së huas, të lidhur ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim” dhe per te permbushur nevojat hidrike te vendit nevojitet:

 

1-Blerjen e energjisë elektrike nga shoqëria “KESH”, sh.a. për përmbushjen e detyrimit të shërbimit publik ndaj Furnizuesit të Shërbimit Universal në kushtet e një viti të pafavorshëm hidrik. Blerja e energjisë elektrike të bëhet në zbatim të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, ratifikuar me ligjin nr.170/2014, në varësi të nevojave dhe për aq sa e lejon vlera e fondit të akorduar nga kjo marrëveshje huaje.
2-Procedura që do ndiqet nga shoqëria “KESH”, sh.a. për blerjen e energjisë elektrike do të jetë në përputhje me parashikimet e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë elektrike.
3-Në fund të pikës 3, të nenit 5, në tekstin që i bashkëlidhet vendimit nr.244, datë 30.3.2016, të Këshillit të Ministrave, shtohet fjalia me këtë përmbajtje: “Në raste përjashtimore dhe situata të pafavorshme hidrike, Këshilli i Ministrave mund të vendosë që sasia e nevojshme e energjisë për përmbushjen e kërkesave të klientëve që përfitojnë nga Shërbimi Universal i Furnizimit të sigurohet në tregun e parregulluar nga shoqëria e prodhimit të energjisë elektrike, aksionet e së cilës kontrollohen pjesërisht apo plotësisht nga shteti.”.
4-Ngarkohen Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe shoqëria “KESH”, sh.a. për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *