Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
29 April 2026
Vizion fokus

Marrëveshje Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve në Shqipëri, Nufi:...

Paqja fiskale ende në letër, nuk janë miratuar aktet...

“Mjaft me djem të mirë”, Trump ashpërson tonet ndaj...

Veliaj “rrëzohet” për paraburgimin, Apeli nuk pranon kërkesën për...

Shqipëria dhe Polonia ratifikojnë marrëveshjen për sigurimet shoqërore, Malaj:...

Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u...

Karta e fundit e Mbretit Charles në takimin me...

Gjysmëfinale e “çmendur” në Champions League, PSG mposht Bajernin...

A ka rrezik sulmi në Shqipëri nga Irani? Klosi:...

Përplasja mes Spiropalit e Ramës, Klosi: Ja si e...

Kriza energjetike/ Eksperti: Ja çfarë duhet të bëjë Ministria e Energjisë

8 Tetor 20:22

Eksperti i Ekonomisë, Mateo Sapho, në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, shprehet se qeveria duhet të prezantojë menjëherë veprime konkrete për përballimin e emergjencës energjetike. Ai tregoi se hapi i parë që duhet të ndërmarrë Ministria e Energjisë është ulja e nivelit të burokracisë.

 

“Sa i përket rritjes së  çmimeve, janë ta pamohueshme, varet nga bursat ndërkombëtare. Për shpalljen e emergjencë, nuk më rezulton që vendet e tjera ta kenë shpallur. Më duket më shumë një gjë për të bërë sensacion, sesa veprime konkrete. Qeveria duhet të prezantojë veprime konkrete që do të marrë sa i përket biznesit dhe qytetarit…Në këtë kohë, ne nuk kemi patur një liberalizim të tregut. E thënë ndryshe, në sirtaret e Ministrisë së Energjitikës kanë ngelur me qindra kërkesa për ndërtim të HEC, ku liberalizmi i tregut dhe lejet për ndërtim të këtyre burimeve të reja energjetike, deri më sot nuk janë dhënë. Çfarë duhet të bëjë në mënyrë të drejtpërdrejtë Ministria e Energjitikës është: të ulë nivelin e burokracisë, të hapë sirtaret dhe të shohë kërkesat, të flasë më investitorët në mënyrë që këto nevoja të realizohen sa më shpejt dhe këto investime t’i bëjnë mirë ekonomisë shqiptare. Tregu ka ngelur në favor të pak individëve.”

 

Spaho parashikon se Shqipëria nuk do të përballet me problematika në sektorin e energjisë deri në fillim të pranverës. Shqetësimi, sipas tij, fillon më pas, nëse privati zgjedh ta shesë energjinë jashtë shtetit, pasi bursa është më e lartë.

 

“Duhet të flasim pak edhe për menaxhimin. Në 6 mujorin e kaluar, Shqipëria ka prodhuar më shumë energji në raport me vitet e tjera. Energjia është shitur relativisht lirë. Tani po kërkohet që të blihet energji, sot çmimi është dhjetëfish në raport me sa është shitur. Kjo periudhë, sa i përket Shqipërisë, unë nuk parashikoj problematika të veçanta. Sezoni i shirave është duke afruar, muaji tetor dhe nëntor përqendrohen 90 për qind e shirave të vitit. Në këtë aspekt, Shqipëria në vetvete nuk ka një problematikë deri në fillim të pranverës. Çështja është që nëse e mbajmë tregun e hapur, siç privati ka të drejtë ta bëjë, mund të ketë leverdi që ta shesë jashtë shtetit energjinë, sepse bursa jashtë shtetit është më e lartë. Qeveria nuk duhet të humbasë një strategji për rritjen e energjisë elektrike në Shqipëri. Si vend, i kemi të gjitha mundësitë që të prodhojmë energji të pastër në formatet më të ndryshme.”

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Ekonomia Energjia kriza Mateo Spaho

Nga e njëjta kategori

Marrëveshje Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve në Shqipëri, Nufi: 400 vende pune

më shumë...

Firmoset marrëveshja Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve në Pashaliman: Rama: Ëndërr për Shqipërinë, mundësi e re për ekonominë

më shumë...

Paqja fiskale ende në letër, nuk janë miratuar aktet nënligjore, Malaj premton: I mbyllim brenda majit

më shumë...

Veliaj “rrëzohet” për paraburgimin, Apeli nuk pranon kërkesën për pezullimin e afateve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:37

Ju kruhet trupi pa arsye? Epo nuk...

12:34

Veterani i UÇK-së mbërrin në Kosovë pas...

12:30

Marrëveshje Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve në...

12:24

Firmoset marrëveshja Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve...

11:45

Paqja fiskale ende në letër, nuk janë...

11:23

“Mjaft me djem të mirë”, Trump ashpërson...

11:14

“Natë e rëndë për Kosovën”, Vjosa Osmani...

11:13

Veliaj “rrëzohet” për paraburgimin, Apeli nuk pranon...

11:06

Kërkimi shkencor, Kumbaro: Trefishohet buxheti! Shkollat do...

10:55

Shqipëria dhe Polonia ratifikojnë marrëveshjen për sigurimet...

10:45

Pas momenteve pasionante, Indri ka një mesazh...

10:22

Indri dhe Vanesa i dorëzohen pasionit, ndodh...

10:08

Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi,...

9:59

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja...

9:46

I presin rrugën dhe zbresin me vrap...

9:29

Kjo shenjë horoskopi hyn në periudhë të...

9:04

Ngërç politik në Kosovë, vendi sërish në...

8:59

Karta e fundit e Mbretit Charles në...

8:51

Horoskopi ditor: Vendimet dhe emocionet që do...

8:04

Moti sot: Ditë e qëndrueshme në vend,...

Më të klikuarat

  • Sërish Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hita firmos ndryshimet...
  • Pas momenteve pasionante, Indri ka një mesazh për prindërit...
  • A po e teproni? Nutricionisti zbulon sa herë në javë mund të...
  • Genc Mhillaj dhe Kreshnik Mujeci Priti 10 vite për të marrë hakun e babait! Djali i Genc Mhil...
  • Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.